Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur sot një stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë, duke realizuar një marshim kondicional për pjesëtarët e saj.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar pamje nga aktiviteti dhe ka përshkruar përvojën si frymëzuese.
“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km “Shtegu i Lavdisë”. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, shkroi ministri./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër