Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në Ministrinë e Mbrojtjes një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes një pjesë të delegacionit nga shteti amerikan i Iowa-s, Hollie Zajicek dhe Jaki Livingston.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me shtetin e Iowas, është i një rëndësie të veçantë, dhe pikërisht eksplorimi i mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në shumë fusha ishte temë e diskutimit,” ka shkruar ai.
Tutje, ai theksoi se me shtetin e Iowas ka një histori bashkëpunimi 14-vjeçare, duke shtuar se ky partneritet do të vazhdojë gjatë në funksion të progresit të vendit tonë dhe ndërtimit të urave të miqësisë.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...