Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ceremoni përkujtimore në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, duke nderuar të rënët e forcave të armatosura amerikane.
I shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministri Maqedonci vendosi një kurorë me lule pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur.
“Ky akt solemn shënoi fillimin e një vizite që do të kulmojë me konsultimet bilaterale të mbrojtjes, ku do të përcaktohen prioritetet e ardhshme të bashkëpunimit në këtë fushë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Forcimi i marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mbetet një prioritet strategjik për Republikën e Kosovës, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim/Arbresh.info
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë