Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e dy dhe plagosjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë një sulmi terrorist në Siri.
Në një postim në Facebook, Maqedonci thekson se dhimbja është më e madhe duke pasur parasysh se ushtarët ishin nga shteti i IOWA, një shtet mik i Kosovës, me të cilin Kosova ka bashkëpunim në kuadër të programit për partneritet mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare.
“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Major Gjeneral Stephen E. Osborn, Komandant i Gardës së IOWA, Guvernatoren Kim Reynolds dhe gjithë qytetarëve të IOWA dhe SHBA-së”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar gjithashtu se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri në botë është një mision fisnik, për të cilin Kosova është shumë falënderuese.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...