Në Varshavë po mbahet Forumi i Sigurisë.
Në këtë forum po merr pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Gjatë konferencës, Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces.
Maqedonci ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.
Në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Sigurisë së Varshavës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, isht folës në panelin “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne”, ku bashkë me ministra dhe zëvendësministra nga Polonia, Danimarka, Ukraina, Shqipëria dhe drejtues nga Ministria e Forcave të Armatosura të Francës, diskutuan për sfidat dhe mundësitë e epokës digjitale.
Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces.
Ai ka shkruar në Facebook se ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.
Panelistët konfirmuan se vendet e Evropës ndjekin qasje të ndryshme ndaj këtyre sfidave, por bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen digjitale./Arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot