Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Halifaxit, i cili u mbajt në Taipei të Tajvanit.
Maqedonci u angazhua në panelin “Partneriteti = Demokracia”, ku bashkë me dr. Tamara Wittes, Presidente e “National Democratic Institute”, dhe Jack McCain nga “McCain Institute”, diskutuan mbi mjedisin global të sigurisë, kërcënimet ndaj vlerave demokratike dhe mënyrat për fuqizimin e partneritetit ndërmjet vendeve demokratike të botës.
“Para audiencës, në Taipei prezantova për progresin Republikës së Kosovës në ndërtimin e një demokracie funksionale, ndërsa theksova faktin që ky progres është rezultat i partneritetit të shtetit tonë me vendet e botës demokratike, që na kanë dhënë përkrahje. Ruajta e vlerave demokratike përballë ngritjes së regjimeve autokratike nëpër botë, e ka të domosdoshme kultivimin e partneritet dhe aleancave mes shteteve që besojnë te demokracia dhe gjithë çfarë përfaqësojnë shoqërinë demokratike”, shkroi ai./Arbresh.info
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...