Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare që ofroi mundësi për takime dypalëshe me miq e partnerë strategjikë, përfshirë edhe gjeneralë me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Me kënaqësi takova Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën gjatë viteve 2019-2022, si dhe Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) në SHBA”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar se gjatë këtyre takimeve, ka prezantuar progresin e Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të zbatimit të Planit të Tranzicionit.
Maqedonci ka theksuar se ka diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes, si dhe për nisma të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit tonë strategjik.
“I falënderova dy Gjeneralët, miq të Kosovës që kanë kontribuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të bëra në bashkëpunim me SHBA-të”, ka shkruar Maqedonci në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...