Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të vazhdojë të merret me politikë pas përfundimit të këtij mandati.
Ai ka treguar se a do të jetë pjesë e listës për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
“Normalisht që qëndrimi im politik lidhet me qëndrimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyeja se pse jam ministër i kësaj qeverie është se përveç tjerash përputhet me programin pikërisht të LVV-së”.
“Unë do të jem i gatshëm që të ndjek edhe rrugën politike, e di që për një periudhë të gjatë kam qenë pjesë e aspektit të profesionit ushtarak, mirëpo tani pa uniformë vlerësoj që mund të jem edhe në politië”.
“Vlerësoj se kryeministri Kurti ka vlerësuar që unë do të jem në listën për deputetë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Besoj që po, është vendimmarrje e kryesisë, unë kam shfaq vullnetin që të jem pjesë e listës”, ka thënë Maqedonci. /Klankosova.tv
Dy penallti, dy gola – Copenhagen mposht Dritën në sfi...
I riu nga Skenderaj vdiq nga arresti kardiak, konfirmojne zy...
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Ballkani – Floriana
Hapet një vendkalim kufitar i përkohshëm drejt Maqedonisë së...
Muller nuk pensionohet, do ta vazhdojë karrierën në Amerikë
Trump: Mund ta vizitoj Kinën në një të ardhme jo shumë të la...