Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të FSK-së përfunduan, me sukses dhe disiplinë të punës, ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar 2024”.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci, ka shkruar se gjatë këtij ushtrimi, kadetët u trajnuan dhe vlerësuan në ekzekutimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake.
Njoftimi i plotë
Kadetët e QSU përfunduan Ushtrimin Fushor Kampi i Avancuar 2024, aktiviteti përmbyllës i vitit akademik. Gjatë këtij ushtrimi, kadetët u trajnuan dhe vlerësuan në planifikimin, ekzekutimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake dhe të stabilitetit në nivel togu dhe kompanie.
Motivi i lartë, disiplina e punës dhe etosi luftarak janë ndër virtytet që kadetët e të gjitha klasëve kanë treguar gjatë këtij ushtrimi./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?