Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se do investimi në ngritjen e kapaciteteve profesionale, do të vazhdojë, shkruan Arbresh.info.
“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara.”, shkroi ai.
Pasi sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Kosovës.
“Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...