Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se me sukses të lartë është realizuar ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se në këtë ushtrim morën pjesë mbi 1 mijë ushtarë, përcjell Arbresh.info
“Sot me sukses të lartë, Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilloi ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, më të madhin të realizuar ndonjëherë nga ushtria jonë, me mbi 1000 ushtarë pjesëmarrës duke dëshmuar shkathtësi dhe përgatitje të jashtëzakonshme në aspektin e organizimit, ndërveprimit dhe taktikave luftarake”, tha Maqedonci.
“Prezent në këtë ushtrim të rëndësishëm ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, komandanti i FSK’së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga NATO, shtetet aleate, akter institucional dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtar”, tha tutje Maqedonci.
“Me anë të këtij ushtrimi gjithashtu është validuar regjimenti i dytë i komandës së forcave tokësore të cilët janë në gjendje të kryejnë detyra të veçanta dhe komplekse me efikasitet të lartë”, tha ministri Maqedonci./Arbresh.info
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...
Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për punëtorin që vdiq 7...
PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” dhe nis mobili...
Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezik...
Drejtori i Policisë: Pronarët e salloneve të veturave janë t...