Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në Poloni së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë takuar diasporën tonë.
Maqedonci tha se me bashkatdhetarët kanë pasur bisedime të mrekullueshme, përcjell Arbresh.info.
“Diaspora jonë ka qenë gjithnjë kontribuese e jashtëzakonshme në çlirimin, ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë, padyshim që në progresin që është bërë në Republikën e Kosovës merita të mëdha kanë mërgimtarët tanë”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Maqedonci tha se Kosova nga konsumues i sigurisë është shndërruar në ofrues të sigurisë.
“Ndër shumë tema që diskutuam së bashku, theksova sektorin e sigurisë i cili ka përjetuar zhvillimin, forcimin dhe investimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë. Nga ky seriozitet dhe përkushtim qeveritar që kemi pasur, Republika e Kosovës nga konsumues i sigurisë është shndërruar në ofrues të sigurisë, meritë në këtë aspekt patjetër që kanë edhe partnerët tanë”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...