Ka filluar sesioni i dytë për këtë vit i dhurimit të gjakut në Ministrinë e Mbrojytjes dhe FSK.
Këtij aktiviteti i është përgjigjur pozitivisht stafi personeli civil dhe ishtarak i Ministrisë së Mbrojtjes, ku nga grumbullimi i gjakut shpëtohen jetë, shkruan Arbresh.info.
Këtij aksioni vullnetar i është bashkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili dhuroi gjak bashkë me stafin e tij.
Ai me këtë rast përgëzoi ushtarakët dhe stafin civil për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar ata që janë në rrezik jete, duke shtuar se të dhurosh gjak është akt shumë i lartë human.
Sipas njoftimit, aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.
Dhurimi vullnetar i gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe po ashtu, pjesëtarët e FSK-së gjithnjë janë të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për nevojat e rasteve emergjente.
Ndryshe, ky aktivitet është në kuadër të bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrotjes, FSK-së me Qndrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut./Arbresh.info
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...