Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus.
Sipas njoftimit, gjatë takimit ata kanë shkëmbyer informacione dhe pikëpamje rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, shkruan Arbresh.info.
Ministri Maqedonci e ka njoftuar Goffus me zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe e ka falënderuar për mbështetjen që NATO po i jep zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes Ekipit Ndërlidhës Këshillues, si dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Mes tjerash Maqedonci ka theksuar se, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut./Arbresh.info/
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...