Maqedonci dhe Hajrullahu nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit

19:28 | 22 Qershor 2026
E.G

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit, duke vendosur një bazë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas njoftimit, ky memorandum do të mundësojë zhvillimin e studimeve, analizave dhe projekteve kërkimore, organizimin e trajnimeve profesionale, si dhe angazhimin e ekspertizës akademike në proceset e hartimit të politikave dhe ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse.

“Tani që janë vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes, bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës është thelbësor për krijimin e kapaciteteve vendore në fushën e prodhimit të armatimit, municioneve dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes.”, thuhet në njoftim.

“Studentët, inxhinierët dhe ekspertët e ardhshëm do të kenë rol kyç në zhvillimin e teknologjisë, inovacionit dhe kapaciteteve prodhuese që i nevojiten Republikës së Kosovës për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së saj.”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

“Universiteti dhe mbrojtja, së bashku në shërbim të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info