Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizitoi kontingjentin e FSK-së të angazhuar në Operacionin Interflex.
Në kuadër të këtij operacioni, shumë shtete partnere të Mbretërisë së Bashkuar angazhojnë kapacitetet e tyre trajnuese që së bashku me Ushtrinë Britanike të stërvisin taktikisht ushtarakët ukrainas për mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus.
Maqedonci theksoi me këtë rast se angazhimi i instruktorëve të FSK-së në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe përmbushje e objektivave të Republikës së Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës në luftën ndaj agresionit rus./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?