Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në emisionin “Info Magazine”, tha se sulmi i mbrëmshëm në veri të Kosovës ka qenë i planifikuar për kohë të gjatë.
Sipas tij, profesionalizmi që është treguar gjatë kryerjes së këtij akti kriminal, tregon këtë fakt.
Madje ai shton se sulme të tilla mund të ndodhin edhe në të ardhmen, nga grupet që janë tmerruar që kanë humbur territorin në pjesën veriore të Kosovës.
“Në kushte normale nuk do të ishte i mundur kontrollimi në çdo milimetër i këtij kanali, por këta terrorist nuk e kanë menduar në afat të shkurtër këtë sulm. Ky më të vërtetë ka qenë një sulm i organizuar shumë herët, dhe duke parë të gjitha rrethanat dhe profesionalizmin që është treguar gjatë detonimit, eksplozivit ushtarak që është përdorur, por edhe metodave të tjera që janë përdorur për të zhvilluar këtë sulm, shihet qartë që ky sulm ka qenë i planifikuar më herët, dhe mund të ketë edhe në të ardhmen sulme të llojit të tillë, nga grupe të caktuara, të cilat po i tmerron fakti që kanë humbur terrenin në pjesën veriore të vendit tonë”, tha ministri.
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt