Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se arsimi i ushtarakëve vazhdon të mbetet një prioritet i rëndësishëm për ministrinë që ai udhëheq.
Në një postim në Facebook, Maqedonci theksoi se aktualisht 104 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të angazhuar në studime në akademitë më të njohura ushtarake në brendësi dhe jashtë vendit, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Ai gjithashtu përmendi se, përveç arsimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimeve dhe trajnime.
“Edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes. Njëqind e katër kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në ShBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri. Krahas shkollimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve”, shkroi ai.
Maqedonci ka theksuar se FSK-ja është në proces të vazhdueshëm të ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit në përputhje me standardet e NATO-s./Arbresh.info
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...