Ministri për Administrim dhe Pushtet Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshje me Halil Kastratin për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kështu bëri të ditur vetë ministri me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre.”, ka shkruar ministri Krasniqi.
“Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, si fillim për një jetë e re për këto familje.”,shkroi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...