Manushaqe Nura, oficerja e FSK-së e diplomuar në Akademinë Ushtarake të Anglisë

17:48 | 13 Shkurt 2016
M. A.
Manushaqe Nura është oficere në FSK me gradën toger. E lindur në vitin 1990 në qytetin e  Vushtrrisë, ajo gjithmonë e ka ëndërruar ushtrinë. Oficerja e FSK-së e diplomuar  në Akademinë Ushtarake të Anglisë.
Familja e saj gjithmonë ka vlerësuar lartë shërbimin ndaj atdheut dhe shkollimin që ka kryer. Andaj ajo ka qenë përkrahëse e zgjedhjeve të saj jetësore dhe vazhdon të mbetet e tillë, si nga ana morale ashtu dhe për te qenë  një paqeruajtëse e denje.

Kjo është Manusheaqe Nura, oficerja e FSK-së e cila në gusht të vitit 2008, vitit në të cilin edhe Kosova u pavarësua, iu bashkëngjit Akademisë Ushtarake në Prishtinë “Qendra për Studime Universitare”.

Në të njëjtën kohë, si pjesë e programit të akademisë ajo filloi edhe studimet në Universitetin Amerikan në Kosovë në degën Teknologji Informative dhe Komunikim në Media. Në të dyja institucionet suksesshëm diplomoi në vitin 2012, ku pastaj i erdhi një mundësi të cilën po e ëndërronte që nga viti i dytë i studimeve në akademi, shkruan gazetadielli.com, transmeton lajmi.net.

Manushaqja studioi dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Anglisë,  ‘Sandhurst’ që u bë një tjetër realitet që shënonte një hap të madh në karrierën saj.

Të qenurit  lidere ushtarake për të dikur ishte vetëm një ëndërr, por ajo asnjëherë nuk lejoi që kjo të mbetet e tillë.  Sot, ajo është oficere në FSK me gradën Toger. Nga kjo pozitë udhëheq 29 pjesëtarë të togës së saj. Pjesëtarë me të cilët ndanë në minimum tetë orë të ditës, duke u përkujdesur që ata të jenë të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin e FSK-së.

Kjo eksperiencë e re ishte një sfidë tjetër për të, por për fat, gjatë shkollimit të saj në akademi, i ishin besuar pozita me përgjegjësi të madhe, andaj këto përvoja i kanë dhënë më shumë kompetencë në kryerjen detyrës së komandantit. Një ndër këto përgjegjësi ishte edhe detyra e komandantit të kadetëve në akademi në Prishtinë që i ishte besuar gjatë shkollimit të saj. Poashtu edhe në akademinë mbretërore ka arritur të jetë pjesë e ekipeve garuese ku ka përfaqësuar akademinë në gara të brendshme të ushtrisë Britaneze, ku edhe ka marr shumë medalje dhe mirënjohje si në nivel ekipi ashtu edhe individual.

Ndërsa kulmi i arritjeve të saj si oficere e re në detyrë, u shënua me datën 27.11.2013, ku Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Të qenurit lidere ushtarake për mua dikur ishte vetëm një ëndërr, por unë asnjëherë nuk lejova që kjo të mbetet e tillë. Sot, unë jam oficere në FSK me gradën Toger”.

“Nga kjo pozitë udhëheqë 29 pjesëtarë të togës sime. Pjesëtarë me të cilët ndaj në minimum tetë orë të ditës, duke u përkujdesur që ata të jenë të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin e FSK-së”, tregon ajo.

Nura tregon dhe për pasionet e saj, që është atletika.

Shpërndaje në rrjete sociale