Eksperti politik Albinot Maloku, ka reaguar pas lajmit se 26 kosovarë janë helmuar në Qendrën e Numërimit të votave për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, shkruan arbresh.info.
Maloku përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka thënë se AKI duhet të angazhohet maksimalisht të zbardh këtë ngjarje.
“Lajmi i sotshëm i publikuar në media elektronike ku thuhet se, për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, dyshohet për 26 zyrtarë të helmuar në Qendrën e Numërimit, është skajshmërish shqetësues!
AKI duhet të angazhohet maksimalisht të zbardh këtë ngjarje! “, ka shkruar Maloku.
Ai më tutje ka shtuar se për këtë vepër kriminale instancat ndërkombëtare duhet të alarmohen për
mbarëvajtjen e raporteve edhe ashtu të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë!
” Instancat ndërkombëtare duhet të alarmohen për këtë vepër kriminale e cila cenon jo veç mbarëvajtjen e procesit zgjedhor por edhe raporteve edhe ashtu të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë!” /arbresh.info/
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...