Ekspert i çështjeve politike Albinot Maloku në një prononcim dhënë arbresh.info, ka deklaruar se Koalicioni i iniciuar nga LDK, AAK dhe Nisma, është demokratike dhe një fillim i mbar i ushtrimit të partneritetit të saj deri në zgjedhjet e reja pas pandemisë.
Ndërkaq, sa I përket testeve të COVID-19, të marra nga Serbia, Maloku tha se është shumë normale ngase edhe Kosova disa herë I kishte ofruar ndihma Serbisë.
“Mirëpo, pasi jemi në këtë situatë pandemie, atëherë Qeveria në detyrë duhet të vazhdojë punën e saj deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Koalicioni i iniciuar aktualisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është mjaftë demokratik dhe një fillim i mbar i ushtrimit të partneritetit të saj me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, deri te hyrja e tyre në një listë zgjedhore për zgjedhjet e reja të cilat duhet të bëhen menjëherë pas qetësimit të kësaj situatës me pandeminë Covid-19.
Testet e shumë përfolura kohëve të fundit për Covid-19, e të cilat kanë ardhura nga Serbia në këtë gjendje pandemie, i kam parë veç nga prizmi i një momenti ku i gjithë njerizimi është përfshirë në këtë bela me virusin korona dhe secili ka nevojë për secilin. Ishte Rusia që i kishte nisur SHBA-së ndihmën e vet.
Kina i erdhi në ndihmë Italisë, e kështu me radhë. Edhe Kosova i kishte ofruar disa herë vullnetin e vet për ta ndihmuar Serbinë në përmbytjet që ndodhën atje vite më parë, por fatmirësisht nuk patë nevojë Kosova të shpenzojë asgjë.”, tha Maloku.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur