Malishevë: Nxënësi me armë në shkollë

18:53 | 1 Tetor 2016
M. A.
Në fshatin Astrazup në Malishevë është raportuar se një nxënës e ka ekspozuar armën në shkollë.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin është njoftuar prindi i nxënësit i cili pranon se nxënësi ka armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Shpërndaje në rrjete sociale