Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHKP, sot në Komunën e Malishevës, janë dërguar analizat e pesë testimeve, ku tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe dy kanë rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga ana e INSHPK në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.
Me tri rastet e reja, numri i personave aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës, rritet në 21 raste aktive.
Gjendja e përgjithshme nga data 14 mars 2020 në Komunën e Malishevës, është kjo: 108 raste të prekur me COVID-19, prej tyre 81 janë shëruar, 21 raste janë aktiv dhe 6 persona kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë me sëmundje tjera shoqëruese.
Pas paraqitjes së rasteve të reja, nënkryetari i Komunës së Malishevës, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, Hajdin Berisha, edhe njëherë ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe të gjitha subjektet afariste, që “në përpikëri ti zbatojnë masat mbrojtëse, të mbajnë maska, të mbajnë distancën sociale, të përdorin dezinfektues dhe ti pastrojnë duart sa herë që ju jepet mundësia, pasi këto masa të domosdoshme, të cilat janë të rekomanduara nga institucionet përgjegjëse shëndetësore”.
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...