Edhe sot të gjitha testet për COVID-19, në Komunën e Malishevës, kanë dalë negativ dhe vazhdohet gjendja pa asnjë rast aktiv.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë se menaxhimi i situatës me COVID-19, vazhdon të jetë në nivelin më të lartë.
“Brenda mundësive dhe hapësirës së përgjegjësisë që kemi si komunë, jemi duke e monitoruar dhe jemi duke e menaxhuar situatën pandemike, sikur në ditët e para të shfaqjes së saj në territorin tonë. Nga sot me urdhëresë të veçantë të kryetarit të komunës, nuk do të kryhet asnjë shërbim brenda institucionit të komunës, për të gjithë qytetarët, të cilët nuk mbajnë maska mbrojtëse dhe gjithashtu ju kemi kërkuar edhe bizneseve, sidomos gastronomisë dhe atyre që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët, që në përpikëri t’iu përmbahen udhëzimeve për mbrojtje nga COVID-19”, ka thënë sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Berisha ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
“E gjithë kjo punë, i gjithë ky kujdes i treguar, në radhë të parë nga qytetarët, nuk duhet të lejohet që të shkoj dëm tani, prandaj, edhe sot, sikur edhe herëve tjera, ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjitha bizneseve, me theks të veçantë sektorit të gastronomisë, që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve dhe ti zbatojmë vendimet që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj COVID-19”, ka thënë Berisha.
Ndryshe, sot janë konfirmuar 83 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...
Vjedhje në bankomat, tre vjet e gjysmë burg për kosovarin në...
Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në M...
Prattipati takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, d...
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni p...
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...