Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se dallimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për arritjen e marrëveshjes janë aq të vogla saqë kokëfortësia e tyre bëhet e pakuptimtë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se qëndrimet e tyre të ngurta për kompromise lexohen vetëm si lakmi për pushtet.
Maliqi ka thënë se tërheqja nga pozicionet aktuale nuk do të thotë humbje për asnjërën parti.
Sipas tij, nëse koalicioni LV-LDK dështon, presidenti i vendit e ka rolin kyç për gjetjen e rrugëdaljes.
Maliqi thotë se presidenti duhet të konsultohet për një mandatar të dytë që, sipas tij, nuk duket zgjidhje e mundshme ose të përsëriten zgjedhjet.
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...