Pak a shumë janë të konfiguruara përparësitë dhe individët që hyjnë në balotazh si favoritë më 19 nëntor, ka vlerësuar njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi.
Por, sipas tij, ata favoritë nuk mund të kenë garanci se do të jenë fitues të zgjedhjeve.
Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mund të sjellë përmbysje të rezultatit të rrethit të parë, siç kishte ndodhur në vitin 2013, në Prishtinë dhe në Mitrovicë.
Sipas Maliqit, nëse votuesit e kandidatëve të eliminuar e kanë të gjallë motivimin që të ndikojnë në skenën lokale, është e mundshme të shkrihen edhe përparësitë bindëse të rrethit të parë.
Maliqi ka thënë se në Prishtinë e sheh favorit Shpend Ahmetin; në Ferizaj, Agim Aliun; në Gjakovë, Ardian Gjinin; në Mitrovicë, Valdete Idrizin; në Prizren, Shaqir Totajn, dhe në Istog, Haki Rugovën.
Përparësitë e këtyre kandidatëve, Maliqi vlerëson se nuk janë të garantuara.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...