Mali i Zi nuk pritet që të pranojë rinegocimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Kosovën. Përveç zyrtarëve malazezë këtë e thonë edhe ekspertët kosovarë, duke u bazuar në zhvillimet e fundit.
Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje BE-ja e ka rikonfirmuar se nuk do të ketë plotësim të kushteve për liberalizim, çka kryeministri Haradinaj e ka premtuar në tre muajt e parë të qeverisjes së tij.
Komisioni i ri Shtetëror për Demarkacion, i caktuar nga kryeministri Haradinaj dhe i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka dalë me të gjeturat e reja sa i përket Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi.
Qeveria e Kosovës është në pritje të këtyre të gjeturave para veprimeve të tjera, të cilat pritet të pasojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj është pala malazeze ajo e cila nuk pritet që të pranojë rinegocimin e kësaj marrëveshjeje.
Përveç deklaratave të zyrtarëve malazezë të ditëve të fundit se për Malin e Zi kjo çështje është mbyllur, këtë po e thonë edhe ekspertët kosovarë të hartografisëk, transmeton zeri.info.
Madje këta nuk e kanë edhe shumë të qartë mandatin e Komisionit të ri dhe vetë qëllimin e kryeministrit Haradinaj. E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëse Kosova dëshiron të përfitojë nga liberalizimi i vizave më shpejt, mënyra e vetme është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje. Kurse analistët politikë vlerësojnë se veprimet e njëanshme nga Qeveria e re kosovare mund edhe të ngrinë raportet e mira mes dy shteteve.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...