Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka ndarë momente nga ceremonia e përkujtimit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, në ambientin e ambasadës në Prishtinë.
“Në nderim dhe mirënjohje për veprën madhështore të shkrimtarit Ismail Kadare, sot pritëm në ambientet e ambasadës në Prishtinë për të shprehur ngushëllimet e tyre në librin e ngushëllimeve shumë përfaqësues nga institucionet shtetërore të Kosovës, trupi diplomatik i akredituar në Kosovë, bashkëkombas shqiptar nga Kosova e trevat e tjera mbarëshqiptare”, ka shkruar ai.
Në postimin falënderues, Malaj ka thënë se Kadare ka ndriçuar identitetin kombëtar shqiptar.
“Vepra e Ismail Kadarese ka ndriçuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, duke e bërë të njohur zërin shqiptar në mbarë botën”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...