Mot kryesisht me diell e më i ngrohtë do të mbretëroj ditën e premtë, më 1 gusht. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me pak gjasa të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë veriore, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa maksimalet shkojnë deri në 29C e 31C.
Mot kryesisht me diell parashihet ditën e shtunë. Të dielën me zhvillime të vransirave më vonë pasdite, ndonjë rrebesh mund të zhvillohet në pjesë të vendit. Temperatura në rritje deri në 32C e 34C të dielen. Nga dita e hënë më shumë vransira përfshinë vendin e zhvillohen rrebeshe shiu dhe bubullima. Reshje lokale shiu vazhdojnë edhe ditën e martë.
Temperaturat zbresin deri në 22C e 25C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 16C. Në fundjavë frynë erë mesatare jugperëndimore 5-11m/s, e nga dita e hënë ndryshon drejtimin në verilindore, njofton Mendimi për Motin./Arbresh.info/
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë