Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës se Qeveria e Kosovës është në shërbim të biznesmenëve të fuqishëm.
Sipas tij, ngjashëm kanë qenë edhe qeveritë e kaluara.
“Qeveria e sotme sikurse edhe çdo tjetër para saj është në shërbim të tajkunëve. Neve na nevojitet një qeverisje e re me shtet zhvillimor ku qeveria është e afërt me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi, por jo tepër e afërt me tajkunët e monopoleve”, ka pohuar Kurti.
Ka shtuar se këtë nuk mund ta bëjë kryeministri Isa Mustafa.
“Ai nuk po merret me ekonomi por me demarkacionin e Thaçit. Zaten e ka të vështirë të merret me ekonomi sepse magjistraturën dhe doktoraturën i ka në kundërshtim me njëra-tjetrën: e para në frymën e socializmit vetëqeverisës të Kardelit kurse e dyta për lidership e menaxhment brenda orientimit neoliberal. E, të dyja këto janë të gabueshme”, ka shtuar Kurti.
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...
Arsenali mposht West Hamin, hap gjigant drejt titullit
Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga...