Nxënësit e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga Prishtina, të cilët ndodheshin në një turne koncertal në Kroaci dhe Slloveni, u përballën me një pengesë të papritur gjatë rrugës së kthimit për në Kosovë.
Pasi udhëtuan drejt Kroacisë përmes Malit të Zi, grupi muzikor planifikoi që rrugën e kthimit ta bënte përmes Serbisë, raporton Radio Kosova.
Megjithatë, autoritetet serbe nuk i lejuan të kalonin kufirin, duke i kthyer mbrapsht, me arsyetimin se nuk posedonin certifikata.
Sidoqoftë, pavarësisht kësaj pengese, nxënësit organizuan një koncert të improvizuar në zonën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.
Ata vendosën që të dhuronin një performancë emocionuese, duke kënduar të gjithë njëzëri.
Performanca u prit me duartrokitje nga udhëtarë të shumtë, që prisnin të kalonin kufirin drejt Kroacisë, duke e kthyer një situatë të vështirë në një moment frymëzues.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...