Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright ka uruar Hashim Thaçin, presidentin e sapozgjedhur të Kosovës. Përmes llogarisë së saj në Twitter, Thaçi ka konfirmuar se ka pranuar një letër urimi nga ish-sekretarja Albright. Në këtë postim, Thaçi ka falënderuar atë për urimin.
“E nderuara zonja sekretare Madeleine Albright, faleminderit për mesazhet e urimit. Demokracia e gjallë e Kosovës është edhe meritë e angazhimit tuaj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
Në kohën e luftës, Albright ishte ndër politikanet më këmbëngulëse për të realizuar intervenimin e NATO-s në Kosovë, që ishte përcaktues për çlirimit dhe më vonë pavarësinë e Kosovës.
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...