Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë muaj në vazhdim.
Ai në një letër të cilën ia ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se duhet të ketë një përfundim të këtij procesi me një marrëveshje të gjithanshme.
“Gjithashtu, do të vazhdoj ta mbështes dialogun me Prishtinën të ndihmuar nga ndërmjetësimi evropian, me qëllim që të përmbyllet marrëveshja e gjithanshme dhe përfundimtare e normalizimit të marrëdhënieve. Shpreh dëshirën që sukseset, në këtë drejtim, të ndodhin në muajt në vijim”, shkruhet në letrën e Macronit.
Presidenti francez letrën ia dërgoi Vuçiqit për t’ia uruar ditën e shtetësisë./klankosova/
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon