Presidenti francez, Emmanuel Macron ka theksuar edhe njëherë se mbështet fuqishëm kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, lidhur me krizën që po ndodh në Katalonje.
“Gjithmonë kam thënë se do të mbështetsë Spanjën”, tha Macron para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
“Ekziston një ligj dhe një kushtetutë në Spanjë dhe Mariano Rajoy dëshiron që këto rregulla të respektohen. Ai gjithmonë do të ketë mbështetjen time të plotë”, shtoi Macron.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili po shoqëronte Macron, tha se është e rëndësishme që të shmangen ndarjet dhe “thyerjet” në bllokun e Bashkimit Europian./arbresh.info/
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...