Sot fillon punën Aeroporti Ndërkombëtar në Astana të Kazakistanit me kapacitet mbi 5 milionë pasagjerë në vit shkruan arbresh.info.
Mabetex Grup në një kohë rekord ka arritur t’i përfundojë të gjitha punët e kontraktuara për renovimin e Aeroportit të Astanas.
Në hapjen e aeroportit ishte Presidenti i Mabetex Group, Afrim Pacolli, i cili falënderoi Presidentin Behgjet Pacolli për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës.
Njëherësh ai ka falënderuar gjithë familjen, vëllezërit për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe gjithë punëtorë e Mabetex Group pa marrë parasysh kombësinë, e në veçanti ai falënderoi stafin udhëheqës dhe punëtorët nga Kosova dhe Shqipëria që punuan me profesionalizëm të madh, përkushtim të lartë, që edhe njëherë treguan veten që dijen të punojnë edhe dinë t’i përfundojnë me kohë punët e kontraktuara.
Grupi Mabetex është shprehur mirënjohës edhe ndaj presidentit të Kazakistanit për besimin që i është dhënë kësaj kompanie përgjatë 21 viteve.
“Falënderojmë Presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, Qeverinë dhe gjithë popullin e këtij vendi per besimin që na kanë dhënë gjatë këtyre 21 viteve,” është shprehur Pacolli.
Mabetex Group edhe një herë arriti të tregoj përkushtimin që ka gjatë punës që bënë në vendet e ndryshme të botës, kjo mundësi që asnjëherë nuk iu dha në Kosovë./arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër