Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës njofton se nesër (e hënë) do të thërras seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.
Përmes një komunikate për media, LVV ka ftuar edhe subjektet tjera politike që të bashkohen në këtë nismë për mbrojtjen e pronës publike, përcjell Arbresh.info.
“Lëvizja VETËVENDOSJE!, do thërras sërish nesër seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten. Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë”, thuhet mes tjerash në reagim.
Ndryshe, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka dërguar një letër Komunës së Prishtinës, përmes së cilës ka kërkuar që vendimi për këmbim të pronës komunale me pronën private të rishqyrtohet dhe të harmonizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi./Arbresh.info
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...