Lëvizja Vetëvendosje sot shënon 17 vjetorin e themelimit.
Vetëvendosje u themelua në vitin 2005, dhe zyrtarisht mori pjesë në zgjedhje për herë të parë në vitin 2010.
Vetëvendosje është partia më e madhe politike në Kosovë, duke fituar 58 vende në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, së bashku me ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit.
Për këtë përvjetor shkroi ministrja nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila tha se është bërë shumë punë, dhe se ka akoma shumë për të bërë.
“Gëzuar e shumë urime për të gjithë aktivistët, anëtarët e përkrahësit. Ëndrrat tona për vetëvendosje janë të shumta, synimet tona të larta. Shumë punë është bërë e akoma shumë për të bërë, rruga përpara është e gjatë. Paqim mbarësi e suksese në rrugën përpara, në realizimin e ëndrrave tona”, ka shkruar Nagavci në një postim në Instagram./arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...