Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me “100 eurot e tatimit në pronë” duke u shprehur se komunat e drejtuara nga PDK, LDK dhe AAK nuk i falën ato.
Me anë të një postimi në Facebook, LVV u shpreh se kjo është një mundësi e humbur që të gjitha komunat nuk e shfrytëzyan mundësinë e lehtësimit të borxhit të qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
“Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, kjo është një mundësi e humbur që të gjitha këto komuna nuk shfrytëzuan mundësinë e lehtësimit të borxhit të qytetarëve në këtë fundvit përmes ligjit që parashihte faljen e tatimit në pronë deri në shumë 100 euro.”, ka shkruar VV në faqen zyrtare të saj.
Sipas kësaj partie nuk ka asnjë shpjegim dhe arsyetim për të mos e zbatuar këtë mundësi që ua dha ligji i iniciuar nga Qeveria.
“Nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim të qëndrueshëm, të bindshëm apo në favor të qytetarëve për Kuvendet Komunale që drejtohen nga shumica PDK, LDK, AAK për të mos ta zbatuar këtë mundësi që ua dha ligji i iniciuar nga Qeveria.”, thuhet tutje/Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve