Lëvizja Vetëvendosje ua uron të gjithë besimtarëve shqiptarë katolikë dhe protestantë, kudo që ndodhen, një festë të bekuar të Pashkëve.
Në urimin e kësaj partie, Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dhe besimit në të ardhmen.
“Kjo ditë na fton të reflektojmë mbi vlerat e dashurisë, faljes dhe drejtësisë, si rrugë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë për të gjithë. Le ta festojmë këtë ditë me zemra të hapura, pranë njëri-tjetrit, duke forcuar lidhjet tona dhe duke dëshmuar se solidariteti dhe bashkimi janë themeli i së ardhmes sonë.”, thuhet në urimin e VV-së.
“Ju urojmë shëndet, paqe dhe gëzim në familjet tuaja, sot dhe në çdo ditë që vjen. Gëzuar Pashkët!”, thuhet tutje./Arbresh.info
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës