Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se dje serbët lokal e bllokuan rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të festuar, derisa sipas tij, disa video tregojnë se të njëjtit kanë dashur të hynin edhe në komunë.
Sipas tij, ndaj këtyre veprime nuk do të niset asnjë procedurë sepse në pyetje janë serbët.
Ai shtoi se në vend që shteti të kujdeset për rend dhe ligj, ai i motivon huliganët.
Lutfiu po ashtu ka kujtuar se një vit më parë ishin dënuar motoristët shqiptarë të Komunës së Bujanocit meqë me rastin e 28 nëntorit bënë një paradë në qendër të qytetit.
“Gjatë ditës së djeshme serbët lokal e bllokuan rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të “festuar” festën e tyre, madje nga videot e publikuara shihet se ata dëshironin të hynin në Komunë, si bandit. Ndaj këtyre veprime sigurisht se nuk do të niset asnjë procedurë sepse në pyetje janë serbët. Në vend që shteti të kujdeset për rend dhe ligj, këtu shteti i motivon huliganët. Vitin e kaluar janë dënuar motoristat shqiptarë të Komunës së Bujanocit për shkak që me rastin e 28 nëntorit bën një paradë në qendër të qytetit. Pak ditë më parë u ftova në stacionin policor për të dhënë intervistë lidhur me “uzurpimin e pronës publike”(vendosjen e dy bilbordeve të protestës së organizuar në Bujanoc). Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos, zullum”, ka shkruar Lutfiu./Arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot