Nënkryetari i LDK’së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar arsyen se pse po i thotë “Mr Bean”, kandidatit për kryeministër nga radhët e VV’së, Albin Kurtit.
“S’bon me ba hajgare me këtë popull, të paraqitesh me seriozitetin më të madh në publik dhe të bësh hajgare me njerëz, është përtej “Mr. Beanit”, madje ky është një nder që po i bëhet me këtë emër”, është shprehur Haziri.
“Ai është duke punu në kauzën e vet, por ne po e lexojmë ndryshe”, ka thënë Haziri.
Kreu i Gjilanit, gjithashtu foli edhe për raportin e tij me Kurtin.
“Unë e respektoj por nuk kam asnjë raport me të, ai përfaqëson elektoratin e vet, por unë nuk lejoj si njëri nga udhëheqësit e LDK’së me ma marrë nëpër kamë partinë”, shtoi Haziri.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...