Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe për t’i nderuar të rënët në 19 vjetorin e masakrës së Llashticës.
Haziri ka thënë se përmes Llashticës, kujtohet edhe masakra e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.
“Ky është 19 vjetori i prillit të madh i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e madhe që Gjilani dhe regjioni e ka përjetuar. Dhe është tregues se sa e pamëshirshme ishte kjo masakër, torturat dhe lufta në përgjithësi në fund të viteve të ’90-ta, në rrugën e lirisë që ne sot e gëzojmë. Natyrisht që kjo masakër lidhet edhe me rënien heroike të Agim Ramadanit më 11 prill”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
Ai pohoi se kjo masakër është një plagë e hapur sepse në rastin e Llashticës nuk ka asnjë dosje të hapur asnjë hetim të filluar.
“Shpresoj shumë në organet e drejtësisë që një ditë drejtësia të shfaqet edhe në këto vendbanime”.
Ndërsa, nxënësit e shkollës kanë lexuar nga një historik për masakrën dhe nxënësin e shkollës Lulzim Musliu, i cili poashtu ishte vrarë më 13 prill.
Forcat paramilitare serbe vranë në mënyrën më çnjerëzore 26 civil shqiptarë më 13 prill 1999./Klan Kosova/
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...