Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri do ta përfaqësojë këtë parti në Samitin e Vjenës, samit ky që organizohet për Partitë Popullore Evropiane, merr vesh lajmi.net nga burime brenda LDK-së.
Në ndërkohë, Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar për Ditën e Evropës.
“Në Ditën e Evropës së Schumanit, ende nuk e kemi marrë datën për liberalizim. Kjo nuk ka ndodhur për faj të BE-së, por shkaku i tekeve të dikujt që me kauzat e rrejshme, Kosovën e lanë të izoluar. Në prag të samitit të Sofjes, të unifikohemi në agjendën evropiane për Republikën tonë evropiane. #LDK mbetet shpresa e besa e Republikës. Ne shkojmë në samitin e liderëve të Partive Popullore Evropiane, për të garantuar reforma të përshpejtuara, shtet ligjor e evropian”, ka shkruar Haziri.
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...