Lutfi Haziri ka thënë se 32 qytetarë të Komunës së Gjilanit janë në vetizolim.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nga 80 testet e fundit për Covid-19 që janë bërë, nuk ka asnjë rezultat pozitiv.
“32 qytetarë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile”.
“Ju lutem shumë që të vazhdoni t’i zbatoni vendimet e institucioneve të Republikës. Dil vetëm për shërbime, por duke i përdorë masat preventive, maskat, dorezat e duke e mbajtur distancën sociale”.
“Sot, po ashtu, ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për Gjilanin. I kemi shpërndarë 330 pako për familjet që persona me nevoja të veçanta, 50 tabletë për fëmijët e kësaj kategorie për mësim online, 250 dhurata të tjera, për të kulmuar me donacionin prej 13 shtretër hidraulik dhe tri banjo për këtë kategori”.
“Faleminderit pafund Rotary Club Gjilani, Flamur Bunjaku, Lazim Destani, Rasim Merlaku, UNICEF Kosova, Handikos dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për shpirtin solidar”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...