Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bën thirrje që ata persona që kanë mundësi t’i ndihmojnë qytetarët në nevojë, në këtë kohë pandemie.
Lushtaku përmes një postimi në Facecook, ka shkruar se edhe sot ka vazhduar aksioni i solidaritetit nëpër fshatrat e Skenderajt.
Sipas tij, në këto ditë të krizës si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19, shumë nga qytetarët nuk janë duke punuar. Shumë familje kanë nevojë për mbështetje me gjëra ushqimore./arbresh.info
Postimi i plotë:
Ka vazhduar edhe sot nëpër fshatrat e Skenderajt aksioni i solidaritetit për të mbështetur me pako ushqimore e higjienike, familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike. Në këto ditë të krizës si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19, shumë nga qytetarët nuk janë duke punuar. Shumë familje kanë nevojë për mbështetje me gjëra ushqimore.
Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, të ndihmojnë qytetarët në nevojë. Tani është koha për ta përkrahur njëri-tjetrin. Është kohë e solidaritetit dhe e humanizmit. Të japim secili aq sa kemi mundësi, e ta kalojmë këtë sfidë me zemërgjerësi. SL
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...