Ish-deputeti nga radhët e PDK’së, Sami Lushtaku, është i ftuar sonte në emisionin Pressing zgjedhor në T7.
Lushtaku ndër të tjera ka folur edhe për raportet e komandantit legjendar, Adam Jashari, me Rexhep Selimin dhe Hashim Thaçin. Ka pasur shumë zëra se Adem Jashari nuk fliste me Rexhep Selimin, ndërsa të tjerë thonin se ai nuk fliste me presidentin e tanishëm, Hashim Thaçin.
“Nuk kam qenë ato vite në Kosovë”, thotë Lushtaku për vitet kur thuhet këto raporte janë prishur.
“Kam dëgju zëra por nuk kam qenë dhe nuk flas për diçka që ndëgjoj por kam dëshirë të flas me fakte dhe argumente. Ka pasur mospajtime jo veç me ata të dy po të gjithë. Por rëndësi të madhe ka që nuk ka pasur tradhëti mes neve. Pasi po të kishte tradhëti në atë periudhë kohore secili ka mujt me dal në pritë tjetrit”
Gjithsesi, Lushtaku thotë se deri në vitin 1994 raportet mes Jasharit me Thaçin dhe Selimin kanë qenë të shkëlqyera.
Tutje Geci pastaj ka treguar se së bashku me Lushtakun kishin rrahur persona që jepnin intervista për televizione serbe, dhe se ishin ata dytë që bënë aksionet e para guerile në rajonin e Drenicës.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...