Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia të cilët sipas tij po e injorojnë Komunën e Malishevës dhe nuk po e ndihmojnë e as nuk po e vizitojnë edhe pse ka më së shumti raste me coronavirus.
Lushtaku ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Malisheva që në luftë ishte vatër e UÇK-së, sot është shembull i qytetarisë punëtore dhe meriton përkrahje shumë më të madhe për ta kaluar këtë krizë.
Deklarata e plotë e deputetit Mërgim Lushtaku:
Ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi Covid-19!
Me shqetësim jam duke i përcjellur zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar pas përhapjes së virusit Covid-19 në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk e ka trajtuar seriozisht Komunën e Malishevës si epiqendra e këtij virusi në Kosovë. Nga rreth 170 të infektuar me Covid-19 në Kosovë, 62 prej tyre janë nga Komuna e Malishevës.
Përkundër kësaj, kryeministri Kurti e as ministri i Shëndetësisë Vitia, nuk kanë marrë mundin ta vizitojnë këtë komunë e cila nuk po përkrahet si duhet nga Qeveria e Kosovës për inate politike. Madje, qytetarët e kësaj komune shpesh herë fyhen e ofendohen pa të drejtë nga militantët e partisë në pushtet. Këto stereotipe janë të papranueshme. Është e rëndë deklarata e kryetarit të Komunës së Malishevës e bërë ditë më parë, ku bëri me dije që më shumë ka ndihmuar Malishevën një barnatore private sesa Ministria e Shëndetësisë.
Të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunat duhet të trajtohen barabartë, por aty ku burimi i infeksionit është më i madh duhet vëmendje institucionale më e theksuar, pasi komunat kanë kapacitete të kufizuara financiare për ta përballuar këtë pandemi. Malisheva ka qenë vatër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot është shembull i qytetarisë punëtore dhe meriton përkrahje shumë më të madhe për ta kaluar këtë krizë.
Qëndroni në shtëpi, mbani distancë e mbani pastërtinë. Këtë situatë do ta kalojmë së bashku.
Bora dhe ngricat, policia apelon për kujdes në trafik
Theret me thikë një person në Fushë Kosovë
Milani do ta dërgojë një mjek të klubit në Londër, para se t...
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…