Kryetari i Degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur për raportin e tij me bashkëpartiakun e tij, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi.
Lushtaku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se aktualisht s’ka ndonjë raport të veçantë me Kamishin, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.
Sipas Lushtakut, raporti i tij me Kamishin s’është “as pozitiv, as negativ”.
Duke folur për përplasjen e kaluar mes tyre, Lushtaku ka treguar se i pengon Kamishi për një arsye.
“Mënyra se si funksion Kamishi, unë nuk e toleroj”, është shprehur ai.
“Jam ithtar i respektimit të rregullave të lojës”, ka deklaruar Lushtaku.
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...