Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër në Kuvendin e Kosovës ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, meqë këta të fundit nuk e kanë përkrahur një amandament të Lushtakut që lidhet me një projekt për furnizimin me ujë të Skenderajt.
Lushtaku ka thënë se me një votim të tillë deputetët e VV-së e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë dhe se janë kundër Drenicës.
“Fillimisht duhet të shpreh keqardhjen e madhe ndaj këtij votimit që po tregon që partia Vetëvendosje e ka ende një hatër mbetje për shkak të votave që s’ja ka dhënë as në qendrore as në lokale. Është për turp, dhe ju po e tregoni fytyrën e vërtetë, që jeni kundër Drenicës. Në kohën më të vështirë, edhe aparati serb në krye me Millosheviqin, kanë dasht me na e ndalë ajrin dhe jetën, po skan mujt”, është shprehur Lushtaku.
Ndaj fjalëve të Lushtakut ka reaguar kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka cilësuar se gjuha e Lushtakut është joparlamentare./arbresh.info/
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...